Prokuroria Publike Themelore do të hetojë Presidentin Gjorge Ivanov për shkelje të Kushtetutës.
Prokuroria Themelore Publike njofton se në bazë të dy padive anonime në lidhje me mos-dekretimin e Ligjit për gjuhët dhe Marrëveshjen e Prespës, vepron në procedure parahetimore, në drejtim të hetimit të të dhënave të shkruara në padi.
“Për këtë qëllim tashmë janë kërkuar të dhëna dhe informacione nga Kuvendi dhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë, për atë se kur janë miratuar ligjet në Kuvend, gjegjësisht, kur dhe për çfarë arsye nuk janë nënshkruar nga presidenti” – thuhet në njoftimin e PTHP.
Më 17 janar të vitit 2018-të, Ivanov nuk e ka nënshkruar ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ivanov tha se ligji është “jo-ligjor dhe represiv dhe e favorizon vetëm gjuhën shqipe”. Më 26 qershor të vitit 2018-të, Ivanov nuk e nënshkroi ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Emrin me Greqinë. Më 22 shtator të vitit 2018-të, përpara diasporës në SHBA deklaroi se më 30 shtator nuk do të dalë të votojë në referendum dhe nuk do të plotësojë fletëvotim. “Më 30 shtator nuk do të dalë në referendum të votojë./alsat m
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...
Lansohet sot dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë, merr pj...