Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.
“Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 258 masa, prej të cilave 16 janë për vozitje pa leje, nëntë për mospërdorim të rripit të sigurisë, 19 për automjete të paregjistruara, 14 për përdorim të telefonit dhe tetë për kalim në të kuqe”, thuhet në njoftimin e SPB Shkup.
Po ashtu janë shqiptuar 84 masa për parkim jo të rregullt, 76 automjete janë ngritur me automjet e veçantë ‘Karoteci’, ndërsa për mosmbajtje të maskës janë shqiptuar 23 dënime.
Nga policia sqarojnë se aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...
PDK sot dorëzon kërkesën në Prokurorinë Speciale për hetimin...
Pas Bitcoin edhe një tjetër kriptovalutë shënon rritje