Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se dje në territorin e Shkupit janë shqiptuar 229 masa për shkeljet në trafik.
“Ministria e Brendshme dje (15.07.2021) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 229 masa, përfshirë 62 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 19 shkelje të kryera nga motoçiklistë, 17 për ngasje nën ndikimin e alkoolit, 13 për ngasje pa patentë shoferi.
Pesë gjoba janë dhënë për shkak të përdorimit të telefonit celular gjatë vozitjes, shtatë për mos përdorimin e rripit të sigurimit, pesë për mosrespektimin e përparësisë, 66 gjoba për parkim të paligjshëm”, thonë nga MPB.
Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat në trafik, për të rritur sigurinë në rrugë./telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...