Gjatë 24 orëve të fundit në Covid qendrat e Maqedonisë është raportuar se po shërohen 569 pacientë të infektuar apo pacientë që dyshohet se kanë coronavirus. Në qendrat rajonale në Manastir dhe Shtip janë hospitalizuar 133 pacientë, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve me coronavirus të cilët shërohen është 702.
Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, në spitalet interne ka rreth 90 shtretër të lira.
Në spitalin e Manastirit ka 75 pacientë të shëruar, në Shtip 58, në Tetovë 48, Veles 67, Kumanovë 73, Ohër 95, Prilep 91, Gostivar 42, Strugë 30, Strumicë 30, Koçani 23, Kërçovë 20, Kavadar 39 dhe Gjevgjeli 11 pacientë të infektuar.
Nga MSH sqarojnë se numrat me vende të lira ndryshojnë nga ora në orë për shkak të numrit të pacientëve./Telegrafi/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë