Numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga koronavirusi në vendin tonë është 31, prej të cilëve katër punonjës shëndetësorë. Liderët e partive politike në takimin tek presidenti Stevo Pendarovski u dakorduan se duhet të shtyhen zgjedhjet parlamentare të 12 prillit – prioritet në gjendjen aktuale duhet të jenë jeta dhe shëndeti i qytetarëve.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dje kumtoi se janë diagnostifikuar pesë raste të reja me koronavirus, prej të cilëve katër janë punonjës shëndetësorë nga enti privat shëndetësor në Dibër.
“Nga pesë të sëmurët e rinj, përveç katër punonjësve shëndetësorë nga Dibra, pozitiv është testi i bashkëshortes së pacientit tashmë të diagnostifikuar, të cilin test e konfirmuam nga spitali ‘Zhan Mitrev’ dhe ajo do të hospitalizohet në Klinikën për sëmundje infektive”, tha Filipçe.
Edhe njëherë ai i porositi punonjësit shëndetësorë se puna dhe mundi dhe roli që po japin në këtë moment janë të çmueshëm, ndërsa qytetarëve t’u përmbahen masave.
“Prandaj duhet të kujdesemi për të gjithë ne, ndërsa qytetarët edhe njëherë e përsëris porosinë – qëndroni në shtëpi dhe përmbajuni rreptësisht masave për mbrojtje dhe preventivë”, theksoi Filipçe.
Të parët nga grupi i shtetasve të Maqedonisë së Veriut të cilët ishin të ngujuar në kufij dhe pritet të kthehen në shtet përmes vendkalimit kufitar Deve Bair tashmë kanë arritur dhe udhëzuar drejt vendit për izolim – kazermës Pepelishte në Krivollak, ku është pika e parë e pranimit për izolim të qytetarëve të cilët kthehen nga shtetet me rrezik të lartë.
Njëkohësisht po bëhet skriningu i të gjithë udhëtarëve të cilët me aeroplan nga Brukseli dje ateruan në aeroportin në Shkup, pasi që sipas informatave, ka pasur shtetas të Maqedonisë së Veriut me simptoma.]
Presidenti Stevo Pendarovski, dje duke e arsyetuar se përse ende nuk është vendosur gjendje krize në tërë territorin për shkak të pandemisë nga koronavirusi, theksoi se realisht nuk kemi resurse të vendoset gjendje krize në mbarë territorin.
“Është tjetër gjë të keni në territor dy komuna në gjendje krize, e tjetër të keni në tre apo katër. Vlerësimi i djeshëm ishte se është mirë të vendosim gjendje krize siç komuna të caktuara do të vijnë në rend dite me virusin”, deklaroi Pendarovski.
Theksoi se gjendja e jashtëzakonshme mund të gjendet në tryezë, jo për sjellje të masave të cilat do ta parandalojnë përhapjen e virusit, por për përballje me situatën ekonomike, sepse në atë rast Qeveria mund të sundojë përmes dekreteve me fuqi ligjore.
Theksoi se ngadalë po hyjmë në krizë serioze ekonomike dhe se sipas vlerësimeve fillestare, nëse vazhdohet ky tempo, shteti do të duhet të huazojë prej 500 deri 700 milionë euro.
Rasti i parë me koronavirus në vend u regjistrua më 26 shkurt në Shkup.
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore