Gjithsej 297 kandidatë për kryetarë komunash në Maqedoni, 26 prej tyre janë të pavarur

11:18 | 26 Shtator 2021
V. S.

Nga gjithsej 297 kandidatë për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, 26 janë të pavarur ose 8.75. Kjo shifër është më e vogël në krahasim me zgjedhjet e fundit lokale, ku kandidatë të pavarur për kryetar komune kanë qenë mbi 10%.

Kandidatë të pavarur ka në 18 komuna dhe në Bashkinë e Shkupit ose në 22% nga gjithsej 80 komuna. Në të gjitha zgjedhjet lokale ka pasur të paktën një kandidat i cili ka fituar mandat. Më së shumti kandidatë të pavarur kanë fituar në zgjedhjet e 2005 me shtatë kryetar, ndërsa më pak në zgjedhjet e para në vitin 1996.

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të jenë shtatëtat që nga pavarësia e vendit, por të tretat kur zgjidhen kryetar dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Bashkinë e Shkupit.

Zyrtarisht fushata për rrethin e parë do të fillojë nesër dhe do të zgjasë deri më 15 tetor në mesnatë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme