Google ADS

Gjithsej 139 të shëruar në Maqedoni – statistika nga të infektuarit me Covid-19

20:26 | 17 Prill 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se gjatë ditës së sotme 18 pacientë janë shëruar nga Covid-19.

Bëhet fjalë për 11 pacientë që janë lëshuar nga Klinika Infektive në Shkup, 2 nga spitali i Dibrës, ndërsa 5 tjerët (2 në Koçan dhe 3 në Shkup) janë shëruar në kushte shtëpiake.

Me 18 pacientët e shëruar gjatë ditës së sotme, numri i përgjithshëm i atyre që e kanë kaluar Covid-19 shkon në 139.

Nga ana tjetër numri i personave që e kanë humbur jetën si pasojë e kësaj sëmundje është 49. Kurse sipas statistikave zyrtare në Maqedoni gjithsej 1117 janë infektuar me coronavirusin e ri.

Prej tyre numri më i madh janë në qytetin e Shkupit – 389, më pas në Kumanovë 310 dhe Prilep 103. Në Tetovë ka 48 të infektuar, Gostivar 12, Strugë 53 dhe Ohër 7.

Sipas grupmoshës numri më i madh i të infektuarve (22.14 përqind) janë të moshës prej 50 deri 59 vjeçare, ndërsa rreth 20.93 përqind janë mbi moshën 60-vjeçare.

Sipas gjinisë, nga numri i përgjithshëm i të infektuarve 52.26 përqind janë femra, ndërsa 47.74 janë meshkuj./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme