Gjithsej 1.585 të hospitalizuar për shkak të coronavirusit në Maqedoni

18:05 | 22 Prill 2021
A. B.

Në 24 orët e kaluara në covid – qendrat në spitalet në të gjithë vendin është njoftuar se po trajtohen gjithsej 1.585 pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se 129 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 u shtruan në spitalin në Manastir. 81 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. 38 pacientë ka reparti infektiv në Tetovë, 92 pacientë po trajtohen në Veles dhe 101 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 po trajtohen në Kumanovë, si dhe 90 pacientë u shtruan në spital në qendër në Ohër, 99 në Prilep, 36 në kovid – qendër në Gostivar dhe 24 në Strugë. 101 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 29 në Koçan, 30 në Kërçovë, 56 në Kavadar, 18 në Gjevgjeli.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19 të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.585 dhe ka rreth 400 shtretër të lirë.

“Gjatë ditës, bëhen çregjistrime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej”, thuhet në kumtesë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme