Në 24 orët e kaluara në kovid – qendrat në spitalet në të gjithë vendin është njoftuar se po trajtohen gjithsej 1.581 pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se 89 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 u shtruan në spitalin në Manastir. 60 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. 39 pacientë ka reparti infektiv në Tetovë, 76 pacientë po trajtohen në Veles dhe 456 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 po trajtohen në Kumanovë, si dhe 103 pacientë u shtruan në spital në qendër në Ohër, 126 në Prilep, 36 në kovid – qendër në Gostivar dhe 13 në Strugë. 85 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 37 në Koçan, 23 në Kërçovë, 65 në Kavadar, 19 në Gjevgjeli.
“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19 të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.581dhe ka rreth 200 shtretër të lirë.
“Gjatë ditës, bëhen çregjistrime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej”, thuhet në kumtesë./Telegrafi/
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra