Gjithsej 1.085 të hospitalizuar për shkak të coronavirusit në Maqedoni

13:24 | 3 Maj 2021
V. S.

Në 24 orët e kaluara në kovid – qendrat në spitalet në të gjithë vendin është njoftuar se po trajtohen gjithsej 1.085 pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se 77 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 u shtruan në spitalin në Manastir. 59 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. 24 pacientë ka reparti infektiv në Tetovë, 72 pacientë po trajtohen në Veles dhe 79 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 po trajtohen në Kumanovë, si dhe 70 pacientë u shtruan në spital në qendër në Ohër, 55 në Prilep, 18 në kovid – qendër në Gostivar dhe 15 në Strugë. 659 8 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 30 në Koçan, 21 në Kërçovë, 32 në Kavadar, 6 në Gjevgjeli.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19 të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.085 dhe ka rreth 757 shtretër të lirë.

“Gjatë ditës, bëhen çregjistrime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej”, thuhet në kumtesë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme