Drejtoria e të ardhurave publike (DAP) informon për parregullsitë të cilat, nga fillimi i masës për kthimi të 15 për qind të TVSH-së së përllogaritur, qytetarët i raportojnë në numrin 198.
“Nga 1 korriku 2019, më të shpeshta janë paraqitjet për mos lëshim të faturave fiskale, si dhe të llogarive që qytetarët nuk mund t’i skanojnë. Shumica e paraqitjeve kanë të bëjnë me restorante, markete, mini markete, dyqane koloniale, studio të floktarisë etj. Disa persona juridikë janë regjistruar disa herë, dhe ka komuna për të cilat qytetarët pohojnë se pothuajse asnjë person juridik nuk lëshon fatura fiskale”, thonë nga DAP.
Në komunikatë shtohet se më së shumti raste të paraqitura për parregullsi ka në territorin e Shkupit dhe atë kryesisht në komunat Aerodrom, Qendër, Çair dhe tjera.
“Në komuna Aerodrom në numrin198 qytetarët kanë raportuar mos lëshim të faturës fiskale nga dyqane për ushqim, studio të floktarisë, kafene dhe tjera, ku qytetarët ose s’kanë pranuar fatura fiskale, ose është lëshuar faturë jo valide. Në Çair janë ankuar se s’u kanë dhënë faturë fiskale në ëmbëltore, servis mekanik, butik e tjera. Në shumë pjesë të Shkupit janë raportuar parregullsi gjatë lëshimit të faturave fiskale nga servise mekanike, restoranteve, butik, servis për larje të makinave dhe të tjera. Në Tetovë një qytetar ka raportuar se i kanë lëshuar faturë fiskale për telefonin blerë, ndërsa disa qytetarë kanë raportuar se fatura nuk janë lëshuar një pika të karburantit, disa markete dhe bare kafe” është shtuar në komunikatë.
Nga DAP informojnë se janë gjithnjë e më shumë ka thirrje për blerje të produkteve nga dyqane që produktet e tyre i ofrojnë nëpërmjet internetit, kryesisht rroba për çka qytetarëve produkti i porositur u dorëzohet pa u lëshuar faturë fiskale.
“Masa e kthimi të 15% nga TVSH-ja e përllogaritur është në dobi edhe të qytetarëve edhe të shtetit. Kjo masë gjithashtu do të ndihmojë në uljen e ekonomisë gri”, shtojnë nga DAP./meta.mk/
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...