Nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia deri më 24 gusht, Qeveria e Serbisë u dha shtetësinë 29 shtetasve të Federatës Ruse – çfarë do të thotë 70 për qind më shumë se në 12 muajt e vitit të kaluar.
Në mesin e tyre janë kryesisht sportistë dhe biznesmenë, raporton REL.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, në anën tjetër, kanë rënë dakord të pezullojnë një marrëveshje për viza me Moskën, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, që ka nisur më 24 shkurt. Vendimi ua bën më të vështirë qytetarëve rusë hyrjen në bllok.
Shtetësia në Serbi jepet në bazë të një neni të Ligjit për shtetësinë, i cili i lejon Qeverisë të lëshojë pasaporta serbe për personat, “pranimi i të cilëve në shtetësinë e Republikës së Serbisë do të përfaqësonte interes për Republikën e Serbisë”.
Bazuar në këtë, Qeveria e Serbisë, vitin e kaluar, mori 53 vendime për dhënien e shtetësisë – prej tyre, 17 ishin për qytetarë rusë.
Radio Evropa e Lirë nuk zbuloi persona në listën e sanksioneve, që morën pasaporta serbe pas fillimit të luftës në Ukrainë.
Alexey Shendrik, boksieri 19-vjeçar nga Moska, u bë shtetas i Serbisë në prill të këtij viti.
Biznesmeni rus, Oleg Cherepanov, mori pasaportën serbe në fillim të gushtit të këtij viti. Nga viti 2008, Cherepanov është kryetar i bordit të drejtorëve të kompanisë “Forum Group” nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kompania merret me projekte banimi në ishullin artificial, Palm Jumeirah, në Dubai.
Në fund të korrikut, shtetësinë serbe e mori edhe një tjetër biznesmen rus, Arkady Mutavchi, ish-drejtor ekzekutiv i furnitorëve për Departamentin e Menaxhimit të Pronës së Kremlinit.
Në vitin 2020, emri i tij u përmend edhe në kompaninë “Tacticum investments” nga Luksemburgu. Kjo kompani merret me investime direkte dhe investime në letra me vlerë, shkruan REL.
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...