Google ADS

Gjermania me donacion për policinë kufitare të Maqedonisë së Veriut

14:25 | 12 Prill 2022
A. B.

Për nevojat e policisë kufitare e MPB-së, Zyra për Ndërlidhje të Policisë gjermane federale pranë Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë ka dhënë donacion pajisje dhe automjete në vlerë prej 675.000 euro.

Ambasadorja gjermane Anke Holstein, ia ka dorëzuar donacionin ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Donacioni përbëhet nga 17 automjete, prej tyre dhjetë janë automjete operative, katër janë automjete të mëdha speciale dhe tre janë automjete të mesme operative. Këto automjete, financiarisht e përbëjnë pjesën më të madhe nga ndihma në lloj të pajisjeve. Në pjesën e mbikëqyrjes kufitare janë dhënë donacion kamera terminale me arritje të largët dhe të shkurtë, dylbi të ditës dhe natës për efikasitet të rritur dhe siguri të policisë kufitare, pajisje për ndalim të detyrueshëm të automjeteve “stinger” dhe jelek taktik, ndërsa në pjesën e përmirësimit të mundësive për ndjekjen e trajnimeve onlajn laptop dhe projektor, endoskopi.

Ministri Spasovki informoi se ky donacion është pjesë e Programit për mbështetje të MPB Federale të Gjermanisë për MPB-në.

Departamenti për Çështje Kufitare dhe Migrim, Qendra rajonale për çështje kufitare dhe stacione policore nga policia kufitare për vitin 2021, por duke pasur parasysh kushtet e rënduara për prodhimin dhe dorëzimin e pajisjeve për shkak të Covid-19 ky donacion u dorëzua sot.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme