“Gjermania është partneri kryesor politik i Maqedonisë së Veriut, i cili edhe më tej do të na mbështesë në përpjekjet për reforma, të cilat i ndërmarrin Institucionet në vendin tonë me qëllim të progresit të shpejtë gjatë negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, konstatuan në takimin e sotëm ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe kryesuesi i Komitetit për Bashkimin Evropian në Bundestagun gjerman, Anton Hofrajter.
Hofreiter e përsëriti përkushtimin se Gjermania do të vazhdojë edhe në të ardhmen me të gjithë kapacitetin e saj politik dhe institucional ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën e anëtarësimit të plotë në BE.
Çështjet politike, ato të sigurisë, dhe sfidat ekonomike me të cilat përballet kontinenti evropian për shkak të invazionit rus ndaj Ukrainës, gjithashtu ishin temë e bisedës ndërmjet dy bashkëbiseduesve, të cilët theksuan rëndësinë e përgjigje të përbashkët për ruajtjen e sigurisë dhe qëndrueshmërinë evropiane dhe globale, njoftoi MPJ.
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...