Google ADS

Gjergj Dedaj ndërron qëndrim për Turqinë, tash thotë se e kemi mike

16:10 | 8 Gusht 2018
Arbresh Info

Ambasadori i ri në Maqedoni, Gjergj Dedaj, ka ndryshuar qëndrim për shtetin e Turqisë, pasi maqedonasit ishin të vendosur të mos e pranonin ambasador në vendin e tyre për shkak të deklaratave që Deda ka pasur kundër Turqisë.

Dedaj në Facebook ka shkruar se në Shkup do të jetë përfaqësues i të gjitha komuniteteve, pa dallim etnie dhe se Turqinë e konsideron mike të Kosovës dhe partnere strategjike.

“Ne Shkup do te jam ambasador, perfaqesues i Republikes se Kosoves, i te gjitha komuniteteve pa dallim etnie, gjuhe,religjioni dhe ideologjie politike. Turqia eshte shtet mike e cila ka njohur pavaresine e Kosoves dhe eshte partner strategjik i Republikes se Kosoves, kurse Serbia e sotme, eshte shtet fqinj,me te cilen duhet ta tejkalojme te kaluaren dhe te kemi njohje, bashkepunim reciprok fqinjesore dhe raporte ndershteterore! GJD”, ka shkruar Dedaj në FB, transmeton Express.

Pasi Dedaj u emërua ambasador i Kosovës në Maqedoni, nga ky shtet erdhën reagime të shumta për shkak të deklaratave të Dedajt për Turqinë. Komuniteti turk në Maqedoni, por edhe zyrtarë nga partia e kryeministrit Zoran Zaev, LSDM.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme