Kjo, pavarësisht nga fakti se për drejtësinë ndërkombëtare vrasja nga forcat serbe të Bosnjës të më shumë se 8.000 burrave dhe të rinjve myslimanë boshnjakë në korrik 1995 përbën një akt të gjenocid. Presidenti i Republikës serbe, Milorad Dodik, ka qenë shumë i qartë të martën. Ai denoncoi dëshirën për të mashtruar studentët që duan të mësojnë në shkolla se një masakër është kryer më 1995, si dhe për rrethimin e Sarajevës.
Nxënësit serbë në Bosnjë nuk do të gjejnë më në librat e tyre shkollore përmendjen e masakrës së Srebrenicës dhe rrethimin e Sarajevës, paralajmëroi të martën presidenti i saj, Milorad Dodik. Kjo, pavarësisht nga fakti se për drejtësinë ndërkombëtare vrasja nga forcat serbe të Bosnjës të më shumë se 8.000 burrave dhe të rinjve myslimanë boshnjakë në korrik 1995 përbën një akt të gjenocidit. Kjo është masakra më e keqe që është kryer në tokën evropiane që prej Luftës së Dytë Botërore. Dhe, gjatë luftës ndërkomunitare nga viti 1992 deri më 1995 Sarajeva ishte nën rrethim nga të njëjtat forca të armatosura, ku bombat dhe snajperët vranë rreth 10’000 persona.
Në këtë drejtim, gazeta “Courrier des Balkans” ofron një “pasqyrë të çështjeve dhe polemikave në vendet e ndryshme” në këtë rajon të Evropës, sepse asgjë, sipas kësaj gazete, nuk “është më e ndjeshme se sa përmbajtja e teksteve shkollore, veçanërisht në disa disiplina, ku bëhet fjalë për “identitetin”, pra në fushën e historisë dhe letërsisë, transmeton “alb info”. Përkundër përpjekjeve nga disa rrjete për të promovuar një qasje pluraliste ndaj historisë, tekstet janë përdorur shpesh për t’i futur versionet nacionaliste. Prandaj, edhe gjejmë një titull shumë të qartë të botuar nga gazeta “Blic”, një tabloid serb i botuar në Beograd: “Fëmijët nuk do të mësojnë se serbët kryen gjenocid, sepse kjo nuk është e vërtetë”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...