Gjendje alarmante me ajrin e ndotur në Tetovë, Kumanovë dhe Manastir

20:25 | 21 Janar 2021
Arditë Shkodra

Për çdo ditë rritet ndotja e ajrit përmes grimcave kancerogjene PM10 nëpër qytetet e Maqedonisë së Veriut.

Sipas stacioneve që bëjnë cilësinë e ajrit, deri në ora 17:00 ndotje të madhe të ajrit kanë Manastir, Kumanovë dhe Tetovë. Në Manastir ndotja e ajrit është 377 50 µg/m³, në Kumanovë 255 50 µg/m³ dhe Tetovë me 228 50 µg/m³, ndërsa e lejuara është deri në 50 µg/m³.

Ndotja e ajrit përbën problem për Maqedoninë e Veriut, sidomos gjatë muajve të dimrit kur amvisëritë ngrohen me drunj.

Shkupi bashkërisht me disa qytete disa herë ka qenë në krye të tabelës së qyteteve më të ndotura në botë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme