Google ADS

Gjendja me COVID-19 në Dibër shumë serioze

21:46 | 28 Tetor 2020
L G

Shtabi operativ komunal (SHOK) i Dibrës, me të cilin udhëheq kryetari i kësaj komune Hekuran Duka., në takimin e sotëm pasi e shqyrtoi gjendjen epidemiologjike me Covid-19, në komunën Dibër dhe Qendër Zhupa, e vlerësoi si shumë serioze, njëjtë si edhe në nivel shtetëror, informuan nga SHOK, Dibër.

Duke bërë kontroll të situatës në fazën e dytë të sëmundjes, më saktë nga pesë qershori, kur sërish u kthye në këtë rajon, sipas të dhënave zyrtare të djeshme, me Covid-19 janë infektuar 269 persona nga dy komunat.

“Nga ky numër në institucionet shëndetësore në Shkup janë hospitalizuar 80, nga të cilët 62 e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm, 13 e kanë humbur, ndërsa 5 edhe më tej janë në mjekim spitalor. Nga 189 pacientë të cilët ishin në mjekim shtëpiak, 169 janë shëruar, ndërsa 20 ende janë aktivë”, informuan nga shtabi.

Prej atje shtojnë se situata eskaloi dhe duhet ashpër të respektohen masat parandaluese.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme