Google ADS

Gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

12:13 | 6 Prill 2019
Arbresh.info

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftojnë se komunikacioni nëpër rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata.

LAJMËRIM: Për shkak kryerjes së punëve ndërtimore (rehabilitimin e asfaltit) në aksin rrugor A2 Kërçovë-Ohër (mes qafës malore Preskë dhe f Pesoçan) nga 02.04.2019 komunikacioni do të zhvillohet nën regjim të posaçëm, gjegjësisht kalimin nga një korsi në tjetrën.

Në vendet e kryerjes së punëve do të vendoset sinjalizim përkatës rrugor.

ME RËNDËSI: U informojmë se autostrada Miladinovc – Shtip, pjesa Miladinovc – Kadrifakovë dhe Kadrifakovë – Milladinovc nuk është lëshuar për qarkullim. Për momentin në autostradë kryhen kontrolle nga karakteri i sigurisë. Apelojmë tek të gjithë shoferët të mos e shfrytëzojnë autostradën.

FREKUENTIMI: Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.

KUJDES: LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje.

MBYLLJE SEZONALE: Aksi rrugor R2332 Ohër-Resnjë, përmes parkut nacional Galiçica (lidhet me Doganën R1307 – A3 dhe R1301 – Tërpejcë), nga 15.11.2018 deri 01.04.2019 është i mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve.

Prej 21.03.2019 në drejtimin rrugor rajonal R1103 Negotinë – Llakavicë do të kryhen punime në rrugë, rikonstruim i urës në lumin Vardar afër fshatit Pepelishte. Komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugën f.Pepelishtë – Krivollak për automjete me peshë të prëgjithshme deri 7,5 tonë. Në vetë vendin do të vendoset sinjalizim adekuat vertikal rrugor. Ky regjim rrugor do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve ndërtimore.

V.K Ilinden – Strugë njofton se me 16.02.2019 (të shtunën) për shkak të kryerjes i punëve ndërtimore në rrugë, drejtimi rajonal rrugor R1208 Ohër – Strugë, në pjesën F.Podmole deri Evrohotel – Strugë, do të jetë i mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve deri në mbarimin e punëve ndërtimore. Në vet vendin është vendosur sinjalizim përkatës i komunikacionit.

Viadukt trejd nga 05.03.2019 kryen punë ndërtimore në regjim kohorë të komunikacionit në kohëzgjatje prej 4 muaj (120 ditë), në drejtimin nga pompa e benzinës Mak Petrol në rrugën JNA nëpër udhëkryqin me rrugën f.Vrutok Komuna e Gostivarit.

V.K Ilinden – Strugë informon se nga data 02.03.2019 kryen punë ndërtimore në rrugën rajonale Ohër-Shën Naum, në pjesën e bulevardit Turisitçka në gjatësi prej 3,5 kilometra. Në vendin e ku kryhen aktivitetet është vendosur sinjalizim përkatës komunikacioni.

Më 08.02.2019 në drejtimin A4 Shkup Petrovec dhe anasjelltas, më saktësisht në nyjen rrugore Petrovec, është kryer ndryshim afatgjatë i regjimit të komunikacionit në atë mënyrë që është mbyllur përfundimi i autostradës Shkup – Veles, që çon drejt f.Petrovec, ndërsa gjendet para lagjes Petrovec dhe i njëjti është vendosur pas lagjes Petrovec. Nga drejtimi rrugor Veles – Shkup përjashtimi për f.Petrovec është vendosur para lagjes Petrovec, ndërsa është i mbyllur përjashtimi që gjendet pas lagjes Petrovec.

Shoqëria Asfalt SHPKNJP Shkup njofton se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore për ndërtimin e sistemit elektronik për pagesë në pikat pagesore, komunikacioni do të zhvillohet në pajtim me Miratimin për regjimin kohor të komunikacionit edhe atë në:

-pika pagesore Gradsko në periudhën nga 01.11.2018 deri më 01.04.2019.

LAMM i paralajmëron vozitësit të kenë kujdes dhe tu përmbahen udhëzimeve nga sinjalizimet e sapo vendosura në komunikacion.

Ilinden SHA Strugë njofton se në pajtim me Miratimin për ndryshimin e përkohshëm të regjimit të komunikacionit në magjistralen A2, aksi Kërçovë – Ohër (Mallareka – Sllavej) nga 10.08.2018 vendosi ndryshim të përkohshëm të komunikacionit, me devijime (kalimin nga njëra korsi në tjetrën) për çka është vendosur sinjalizim përkatës i komunikacionit. Ndryshimi do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve ndërtimore.

Nga 21.05.2018 filloi ndërtimi i rrugës së shpejtë A4, Shtip – Radovish, qarkorja Shtip jug (Sofilari) – Buçim (km5+000 deri në km 28+560) në bazë të Marrëveshjes nr.1 001-EBRD/17.

U bëjmë apel pjesëmarrësve në trafik për lëvizje të kujdesshme në këtë aks rrugor përshtatjen e shpejtësisë dhe respektimin e sinjalizimit të vendosur kohor për shkak të fillimit të aktiviteteve ndërtimore.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme