Gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

12:59 | 19 Tetor 2019
Arbresh.info

Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet nëpër korsi të thata.

Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatare ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton Telegrafi Maqedoni.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme