Gjendja e rrugëve në Maqedoni, normalizohet komunikacioni në rrugën Zhelinë-Jegunovcë

09:01 | 3 Gusht 2018
Arbresh.info

Komunikacioni në rrugën lokale Zhelinë-Jegunovcë tek fshati Siriçino, që për shkak të një aksidenti ishte në ndërprerje, është normalizuar, njoftojnë nga Lidhja Automoto e Maqedonisë në raportin e mëngjesit.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi të thata, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë si dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme