Gjendja e komunikacionit në Maqedoni

10:02 | 7 Prill 2018
Arbresh.info

Komunikacioni në rrugët shtetërore në vend zhvillohet në korsi të lagura. Në drejtimin rrugor Makazi-Markova, për shkak të rrëshqitjes së dheut komunikacioni zhvillohet në njërën korsi në gjatësi prej 150 metrave.

Lidhja Automoto e Maqedonisë rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga LAMM thonë se në disa akse rrugore është e mundur rrëshqitja e dheut sidomos në rrugët: Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovë.

Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme