Për shkak të protestës së paralajmëruar për nesër prej orës 15:00 deri në përfundim të saj, në rajonin qendror të Qytetit të Shkupit, do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit, informojnë nga SPB Shkup. “Të mbyllura për komunikacion prej orës 15:00 deri në përfundim të protestës, do të jenë rrugët në vijim: rr. “Kirili dhe Metodi”, bul. “Shën Klimenti i Ohrit”, rr. “Dimitrie Çupovski”, rr. “11 Tetori”, rr. “Maqedonia” dhe rr. “Dame Gruev”, ndërsa komunikacioni do të rikahëzohet përgjatë bul. “Koço Racin”, bul. “Mitropolit Teodosij Golloganov”, bul. “Aradhat partizane”, rr. “Pavel Shatev”, rr. “Anton Popov” dhe rrugë të tjera përreth, informojnë nga MPB.
Nga SPB Shkup u bëjnë thirrje qytetarëve t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë.
Protesta, siç informojnë nga SPB Shkup, është paralajmëruar dhe duhet të fillojë në orën 17:00 para ndërtesës së BE-së në bul. “Klimenti i Ohrit” dhe do të vazhdojë nëpër bul. “Shën Klimenti i Ohrit”, rr. “Dimitrie Çupovski” deri para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut./koha.mk/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit