Gjendja e jashtëzakonshme, e katërta me radhë, skadon të shtunën më 14 qershor. Nëse Qeveria do të kërkojë vazhdim, do të dihet deri të premten. Nga kjo varet nëse gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdohet apo jo, si dhe nga zhvillimi i përhapjes së koronavirusit, sipas zëvendëskryeministrit, Bujar Osmanit, do të varet edhe data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Deri të premten do të dihet qëndrimi i Qeverisë për gjendjen e jashtëzakonshme, i cili së bashku me mendimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për gjendjen me pandeminë do të jenë vendimtarë për datën e mbajtjes së zgjedhjeve”, deklaroi dje zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bujar Osmani.
Për OBRM-PDUKM-në zgjedhjet në këtë moment janë në plan të dytë. Me rëndësi është, thonë nga partia, shteti të përkushtohet dhe ta tejkalojë krizën me koronavirusin, e cila, siç cekin, po eskalon në përmasa enorme dhe në këtë moment zgjedhjet duhet të jenë në plan të dytë.
Ndërsa qëndrimi i LSDM-së është se janë për zgjedhje më 5 korrik, me qëllim që shteti të fitojë institucione funksionale, e me atë e edhe përballje më efikase me pandeminë.
Vendimi i i fundit, i katërt për gjendje të jashtëzakonshme 14-ditëshe e solli presidenti Stevo Pendarovski më 30 maj, pas mbledhjes së Këshillit të sigurisë.
Sjellja e këtij vendimi, tha ka për qëllim vetëm t’i mundësojë Qeverisë dhe institucioneve në mënyrë efikase tl përballen me, para së gjithash, siç tha, sfidat shëndetësore, por edhe ekonomike-sociale lidhur me krizën e shkaktuar nga koronavirusi dhe nuk duhet të sillet në korealcion me procesin zgjedhor.
Presidenti Pendarovski, duke filluar prej 18 marsit solli tre vendime për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Dy të parat në kohëzgjatje prej nga 30 ditëve, ndërsa e fundit 14 ditë.
Vendimet e shefit të shtetit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme mbetën të pakonfirmuara nga Kuvendi për shkak të shpërndarjes së tij. Nëse përbërja parlamentare nuk do të ishte shpërndarë, në vend të presidentit Pendarovski, Kuvendi do të duhej t’i sillte vendimet për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është paraparë me Kushtetutë.
Dy vendimet e para për gjendje të jashtëzakonshme ishin kontestua para Gjykatës kushtetuese, por ajo vendosi se nuk ka bazë për ngritje të procedurës për vlerësim të kushtetshmërisë dhe ligjshmërisë së tyre.
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...