“Këshilli i sigurimit debatoi edhe për gjendjen e jashtëzakonshme. Nga qeveria dje më është dorëzuar propozim për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Vendimin do ta sjell në pajtim me kompetencat e mia kushtetuese dhe do të zgjas në 30 ditët në vazhdim. Unë sot në bazë të propozimit të ri të Qeverisë, do të sjell vendim për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 30 ditë të tjera”, tha Pendarovski.
Pendarovski tha se në Kumanovë gjendja me koronavirusin është e keqe, andaj sipas tij duhet të shqyrtohen masat e ngjashme me Dibrën.
“Është konstatuar se të gjitha resurset janë orientuar kundër zhvillimeve me Covid-19. Qëndrimi imë është se për gjendjen në Kumanovë do të duhet ta zbatojmë masën e ngjashme me Dibrën. Ditëve të fundit zhvillime negative kemi edhe në Prilep. U pajtuam se kuadri shëndetësor, policia dhe armata janë angazhuar dhe me efikasitet po kryejnë detyrën e tyre”./alsat
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...