Google ADS

Gjendja aktuale politike, Mickoski kërkon takim liderësh

15:10 | 9 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në pres konferencën e sotme ka theksuar se është i nevojshëm një takim i liderëve që të diskutohet për gjendjen aktuale politike, shëndetësore dhe atë ekonomike.

“Edhe njëherë po ri-aktualizoj nevojën për një takim liderësh. Takim liderësh ku do të bisedojmë për gjendjen aktuale politike, shëndetësore, arsimore, ekonomike në vendin tonë. Menjëherë takim liderësh që të mund bashkë ta ndërtojmë Maqedoninë tonë”, deklaroi Mickoski.

Në konferencën e sotme Mickoski u ndal edhe në 100 ditshin e qeverisë duke nënvizuar se bëhet fjalë për 100 ditë të humbura, për një të ardhme të humbur, për një ekonomi të humbur, humbje jetësh dhe krenarisë, humbje të drejtësisë, krim, humbje të vendeve të punës, humbje për bujqit, biznesin dhe investimet./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme