Gjendet trupi i pajetë në Ulqin, dyshohet të jetë i ish-shefit të policisë i cili nga 27 maji u shpall i zhdukur

11:25 | 9 Qershor 2021
Arbresh.info

Në rrugën Shën Gjergji në Ulqin të Malit të Zi, të martën mbrëma është gjetur trupi i pajetë i një burri, identiteti i të cilit pritet të konfirmohet.

Nga policia malazeze, Vijesti merr vesh se nga rezultatet preliminare të hetimeve bëhet fjalë për ish-shefin e policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviqin.

I njëjti burim ka thënë se shkaku i vdekjes do të konfirmohet pas kryerjes së obduksionit, por tani për tani të gjithë faktorët tregojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Zhdukjen e Elezoviqit e kishte raportuar gruaja e tij Marina gjatë 27 majit. Elezoviqit funksionin e shefit të policisë së Ulqinit e kishte kryer për gjashtë vite, deri në vitin 2014 kur u zëvendësua nga Sead Xhozoviq.

Më herët ai kishte mbajtur edhe pozita tjera në policinë e Malit të Zi. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme