Google ADS

Gjendet një trup i pajetë në Matkë

18:33 | 16 Maj 2020
Arditë Shkodra

Një trup i një njeriu është gjetur në afërsi të Matkës së Epërme, në rrugën për Kozjak.

Nga MPB thonë se më 15.05.2020 rreth orës 19:00, policia në Matkën e Epërme, afër shkëmbinjve, gjetën një kufomë njerëzore.

Në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë kryer ekipet e SPB Shkup.

Nuk ka asnjë informacion se i kujt është trupi i pajetë, ndërsa për më shumë informacione priten të jepen gjatë ditës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme