Është gjetur një trup i pa jetë në fazën e dekompozimit, i gjinisë femërore, në moshë rreth 60-70 vjeçare në Lumin e Vardarit, në vendin e quajtur “Lagot”.
MPB-ja informon se trupi i pajetë ka qenë i bllokuar në degë, kurse rasti është paraqitur në Stacionin Policor Negotinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga ana zyrtarëve të policisë dhe Njësitit kundër zjarreve Negotinë menjëherë janë ndërmarrë masa dhe është bërë hetim në vendin e ngjarjes.
Trupi i pa jetë me urdhër të Prokurorit Publik është dorëzuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore për t’u vërtetuar identiteti dhe arsyeja e vdekjes./Telegrafi/
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...