Ka përfunduar golgota për familjen Asllani, e rënë në ujërat e lumit Vardar, një ditë më parë, në rrugën nga Saraji për në fshatin Rrashçe. Duke pritur për orë të tëra, më në fund, rreth orës 15:00 u gjet edhe i moshuari, që drejtonte makinën me të cilën humbën jetën gjithsej 4 persona, ai vetë, bashkëshortorja, njëra prej vajzave dhe nusja e djalit e ardhur nga Italia. Udhëtimi për një iftar familjar u pre në mes, për shkak të daljes nga rruga të makinës dhe rënies në ujërat e lumit Vardar.
E vetmja mrekulli në zinë që pllakosi familjarët dhe banorët e Gërçecit, ishte fëmija 4 vjeçar i mbijetuar, i fluturuar nga makina dhe i gjetur në një shkurre në afërsi të vendit të aksidentit.
“Derisa ekipi i TV ALSAT ishte në terren takuam edhe disa anëtarë të kësaj familje të cilët rrëfyen për momentin e mbërritjes në vend ngjarje e deri te tërheqja e kufomave. Ato thonë se nuk janë të kënaqur nga institucionet përkatëse për punën që kanë bërë dhe mungesën e mjeteve të cilat janë të nevojshme për raste të këtilla”, raporton Melihate Rustemi, gazetare.
“Është motra me dhëndrin, më mbesën dhe me nusen e vet. Falë fshatarëve të fshatit Sfillare dhe të fshatrave përreth, ato shumë kanë ndihmuar përndryshe këto të tjerët shumë dobët. Veturën e kam pa atje, e kishin lidh me një litar metalik, këto banorët e fshatrave përreth”, deklaroi Xhevdet Bela, familjar.
U deshën shumë orë kërkim nga pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit, vullnetarë dhe shoqata e zjarrfikësve vullnetarë “Bajram Miftari” nga Komuna e Çairit, të cilët mbrëmë por edhe sot prej orës 7 të mëngjesit ndërmorën aksione për gjetjen e viktimës së katërt të familjes Asllani
“Operacioni ka filluar prej në ora 19 sepse kushtet e vështira kanë qenë poshtë, ka pas nevojë të priten shumë dru edhe të hyhet me ekskavator deri poshtë edhe me kamionin tonë. Në bashkëpunim me forcat e rendit, policinë dhe njësitin për intervenim të shpejtë “Tigrat”, kemi bashkëpunuar me ato. Njëri prej atyre u zhyt, kishte zhytës, e lokalizuam saktësisht ku gjendet vetura edhe pse një pjesë e veturës ishte jashtë mirëpo nuk shihej se çka ka brenda, si është, sa është thellë. Filluam me tërheqjen e veturës deri në ora 23 e 30, tre orë zgjati operacioni”, tha Artan Demiri, kryetar i zjarrfikësve vullnetarë Çair.
Në fshatin Gërçec janë bërë tashmë përgatitjet për ceremoninë e varrimit të familjarëve për ditën e nesërme. Ndërsa i mituri i vetëm i mbijetuar nga tragjedia mësohet të jetë kthyer në shtëpi, pranë familjarëve të tjerë, në gjendje të mirë shëndetësore. /Alsat.mk
Xuxi, Drilonit: O haver, unë kam qenë ‘mangup’ tërë jetën
“Shkupi e ka zili Tiranën”, mediat në Maqedoninë e Veriut sh...
Disa javë pas daljes, Lela thotë se është e gatshme të rikth...
Ukraina raportohet të ketë nisur ofensivë të re në Kursk të ...
“Dasmë në shtëpi?”, për kë po flasin Xuxi dhe Drenusha?
Vazhdon të ketë kolona të gjata në Merdarë për të dalë nga K...