Kryetari i komunës së Tuzit të Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, tregoi për Klan Kosova se nuk pajtohet me vendimin e Qeverisë atje për ta mbyllur ekonominë e kësaj komunë si masë parandaluese ndaj pandemisë COVID-19.
Ai u shpreh se gjatë ditës së sotme ka dalë bashkë me qytetarët para policisë, të cilët ishin nisur aty për t’i mbyllur lokalet.
“Kam kërkuar që të na argumentojnë se pse janë vendosur këto masa ndaj nesh, më kanë injoruar totalisht, nuk më janë përgjigjur. I kam ftuar ne takim, as atëherë nuk kanë ardhur dhe jemi dakorduar që sot t’i hapim lokalet”.
“Më pas Qeveria e Malit të Zi kanë nisur policinë dhe kane tentuar t’i mbyllin lokalet, por nuk i kemi lejuar duke dalë para tyre. Disa pronarë janë arrestuar dhe janë ende duke i mbajtur atje, kështu që vendosëm që ta bllokojmë rrugën ndërkombëtare dhe t’i ftojmë në dialog për ta zgjidhur këtë problem”.
“Instituti i Shëndetësisë i ndërtoi tabelat në bazë të infektimit, ndërsa ne jemi konstant në zonë të gjelbër qe dy-tre muaj se e kemi mbajtur nën kontroll situatën, ndërsa ata sollën një vendim diskriminues ndaj komunës sonë për ta mbyllur ekonominë tonë, për çka ne nuk jemi pajtuar”.
“Nëse ka argumente që kanë lidhje me shëndetin publik, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë. Por duke e ditur se në cilin grup jemi në bazë të analizave të Institutit të Shëndetit Publik, ne nuk ishte dashur të mbyllemi”.
Sipas Gjeloshajt, ky vendim ka prapavijë politike dhe se Qeveria e ka marr si shenjë hakmarrjeje ndaj shqiptarëve të Tuzit.
“Kam dilemë se kjo ka lindur pas asaj që në ditën e Pavarësisë së Kosovës ne e kemi si tradite që në ndërtesën e komunës te vendosim projektorë të shteteve amë e shteteve tona mike, që simbolizojnë datat e shtetësisë”.
“Mali i Zi e ka njohur shtetësinë e Kosovës dhe kryeministri mos t’i urojë Ditën e Pavarësisë, për ne është e palogjikshme, dhe aty kanë nisur ato fërkime të Qeverisë ndaj nesh”.
“Megjithatë sot realizuam takim me kryetarin Abazoviq dhe ministrin e shëndetësisë, por arsyetimi i tyre nuk kishte bazë, mua nuk më kanë bindur sepse s’kishte asnjë lloj logjikë. Argumentet tona kanë qenë shumë më cilësore se ato të tyre dhe në fund kemi dal në përfundim se në 48 orë Qeveria të rishqyrtojë masat dhe të sjellin masat e reja sa i përket Tuzit. Jemi dakorduar që nesër të mos punojmë dhe t’i japim hapësire që për 48 orë të rishqyrtohen masat”, u shpreh kryetari Gjeloshaj.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...