Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ka thënë se në Tuz po mbretëron një ditë e qetë dhe e bukur.
Sipas tij, të gjithë që dje ishin arrestuar, janë liruar.
“Është dëshmuar në çdo kohë se me popullin tonë, mund të arrihen marrëveshje në forma njerëzore. Si dëshmia më e mirë e zgjidhjes së problemeve përmes dialogut është situata e sotshme në Tuz. Gjatë gjithë kohës, ne kemi bërë thirrje për dialog, nga e cili do të dilnin të kënaqura të dyja palët”.
“Pritjet tona janë që zv/Kryeministri Abazoviq dhe Ministrja e shëndetësisë Boroviniq Bojoviq të mbajnë fjalën e dhënë, sepse ne jemi duke e zbatuar zotimin tonë”.
“Dua të informoj publikisht qytetarët dhe pronarët e objekteve të gastronomisë, se Komuna e Tuzit, do të bëjë pagesën e gjobave eventuale. Gjithashtu, të gjitha subjektet gastronomike do të kenë ndihmë financiare”.
“Ne gjithmonë do të mbështesim bizneset tanë, jo vetëm gastronominë, por ato në përgjithësi, në mënyrë që Komunës sonë t’i japim drejtimin dhe përkrahjen më të mirë drejt zhvillimit ekonomik”.
“Këtë do ta dëshmojmë me vepra, ku së shpejti do të informoheni lidhur me dy projekte, të cilat do të jenë projektet e shekullit për Komunën tonë, për sa i takon zhvillimit ekonomik”, njofton Klan Kosova.
“Motivim dhe kënaqësi edhe më të madhe për të vazhduar akoma më fuqishëm punën për zhvillimin e Komunës sonë, na jep mbështetja e madhe që përjetuam dje dhe sot nga të gjithë qytetarët e Malësisë dhe diasporës sonë. Së bashku do të jemi shembull edhe i zhvillimit ekonomik, por përherë do të dëshmojmë se këtë vend nuk mund ta përulë askush”.
“Faleminderit nga zemra qytetarëve tanë, diasporës dhe miqve në përkrahje dhe mirëkuptim”.
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...