Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj u bëri sot thirrje institucioneve malazeze që të deklarohen publikisht, a mund ta zgjidhin problemin dhe të ndalin Kishën Ortodokse Serbe në uzurpimin e tokave të banuara me shekuj prej shqiptarëve.
Nëse institucionet nuk bëjnë punën e vet, Gjeloshaj paralajmëron se do të jemi të detyruar të marrin masa adekuate në përputhje me standardet demokratike dhe të civilizuara për mbrojtjen e etnosit shqiptarë në trojet e veta etnike në Mal të Zi.
“Jemi dëshmitarë që ditëve të fundit po vazhdojnë punimet e paligjshme në “kishën”, e cila në Rumi u vendosë në
mënyrë shumë misterioze, në vitin 2005 me ndihmën e helikopterëve të ushtrisë së atëhershme të Serbisë dhe
Malit të Zi, pa miratimin e institucioneve të Malit të Zi dhe kundër vullnetit të popullatës lokale. Tani, brenda natës, metali është mbuluar me beton, domethënë është duke u ngritur “kisha” prej guri, për të cilën Qeveria e Malit të Zi ka sjellë Vendimin për t’a hequr atë”, tha Gjeloshaj për mediat malazeze.
Gjeloshaj rikujton që Kisha Ortodokse Malazeze ka kërkuar nga Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit që të zbatojë vendimin e vitit 2005, me të cilin Kishës Ortodokse Serbe i është dhënë urdhri për të hequr kishën nga Rumija.
Siç shton ai, Alternativa Shqiptare konsideron se kisha e vendosur në Rumi, e cila është simbol i Malit të Zi
multikulturor, nuk ka për qëllim avancimin e marrëdhënieve të mira ndërnjerëzore dhe ndërfetare në shtetin, të cilin e konsiderojnë si shembull në rajon.
“Nuk është e moralshme të ndërtohet kishë katolike në Plevlë, siç nuk është moralshme të ndërtohet xhamia në
Zhablak, ne jemi krenarë që udhëheqësit fetarë të shqiptarëve nuk bëjnë akte të këtilla, përfundon Gjeloshaj./Malësia.me
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...