Gjatë ditës së djeshme në Shkup 9 aksidente trafiku

11:03 | 14 Mars 2017
Arbresh.info

Pesë persona janë lënduar në katër nga nëntë aksidentet që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Shkupit.

Në pesë aksidente tjera, ka pasur vetëm dëme materiale , informojnë nga SPB -ja e Shkupit.

Poashtu policia ka sanksionuar edhe një numër të madh të vozitësve që kanë shkelur rregullat e trafikut. Nga të cilët 15 sepse kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar, dy vozitës për shkak se kanë qarkulluar nën ndikimin e alkoolit, gjashtë sepse nuk kanë respektuar sinjalistikën rrugore, gjegjësisht kanë kaluar në ngjyrën e kuqe dhe 11 të tjerë sepse nuk i kanë pasur dokumentacionet e nevojshme për qarrkullim në trafik. Poashtu, policia, ka sanksionuar edhe tre këmbësorë pëe shkak të mos respektimit të rregullave.
Karrotreci ka larguar gjithsejt51 automjete që kanë qenë pengesë për mbarëvajtjen e trafikut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme