Gjashtë persona janë lënduar në një aksident rrugor në Shkup, i cili ka ndodhur sot në orën katër të mëngjesit në udhëkryqin tek bulevardi “Aradhët partizane” dhe “8 Shtatori” midis katër makinave. Me lëndime më të rënda ka kaluar bashkëudhëtarja në njërën nga makinat.
Siç informojnë nga SPB në Shkup, aksidenti ka ndodhur mes makinave “Audi A6” e drejtuar nga V.D nga Shkupi, “Mercedes C200” e drejtuar nga S.K nga Shkupi, “Opel Astra” e drejtuar nga D.S dhe “Fiat Linea” me targa të Strugës e drejtuar nga L.U.
Pas aksidentit vozitësit V.D dhe S.K me makinën e Ndihmës së Shpejtë janë dërguar në spitalin e përgjithshëm “8 Shtatori”, L.U dhe bashkëudhëtari i tij A.T nga Shkupi janë dërguar në klinikën “Shën Naumi i Ohrit”, ndërsa D.S dhe bashkëudhëtarja e saj O.C janë dërguar në Qendërn për urgjencë në Shkup.
Lulja e Kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta patur ...
Lidhja ndërmjet ushqyerjes dhe shëndetit mendor
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në në përurimin e renovimev...