Google ADS

Gjashtë raste të reja me koronavirus në Serbi

01:40 | 19 Mars 2020
Trina Galanxhi

Ministria e Shëndetësisë në Serbi ka njoftuar për gjashtë raste të reja me koronavirus, duke e dërguar në 89 numrin e të infektuarve me këtë sëmundje.

Nga rastet e reja, tre persona është thënë të jenë dërguar për izolim nëpër shtëpi, derisa tre të tjerë janë shtruar në spital, ndonëse situata e tyre është e qëndrueshme.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka shpallur ditë më parë gjendje të jashtëzakonshme.

“Do të mbyllemi për të shpëtuar jetët tona, për të shpëtuar prindërit tanë dhe pleqtë tanë”, pati thënë ai.

Ai ka thënë se nga 16 marsi, ushtria do t’i ruajë spitalet shtetërore, ndërsa policia do t’i monitorojë ata që janë të karantinuar ose në izolim, për 14 ose 28 ditë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 205,452 njerëz të infektuar, 8,248 të vdekur dhe 82,091 të shëruar./medial/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme