Google ADS

Gjashtë raste të reja me fruthin në Maqedoni

15:45 | 31 Janar 2019
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjashtë raste të reja nga epidemia e fruthit.

“Në Klinikën për sëmundje infektive është shtruar një fëmijë një muajsh me sindromin Down nga Kumanova. Për momentin në klinikën për sëmundje infektive janë shtruar 20 pacientë me këtë sëmundje”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Trajtim mjekësor kanë marrë edhe pesë pacientë me simptomat e fruthit, nga të cilët një fëmijë 6-vjeçar nga fshati Luboten i Shkupit, i cili është i vaksinuar me një dozë, si dhe katër pacient të moshës madhore (dy nga Shkupi, një nga Dibra dhe një nga Kumanova), të cilët janë lëshuar për mjekim shtëpiak.

Sipas të dhënave nga pikat e vaksinimit, nga fillimi i epidemisë janë vaksinuar 5.107 fëmijë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme