Disa gjëra janë të njohura, disa janë ende të panjohura, ndërsa ditëve në vijim do të zbulohen dhe disa gjëra në lidhje me “Platformën e Tiranës”. Çfarëdo që do ishte e dakorduar midis Gruevskit dhe Ahmetit, bisedimet dështuan dhe Gruevski nuk arriti të krijoj shumicë parlamentare.
Çfarëdo që janë dakorduar Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti procesi nuk ka marrë fund dhe nuk është çështje për të cilën presidenti Ivanov është i autorizuar të ketë ndonjë qëndrim zyrtar dhe të vendos duke u bazuar në “Platformën e Tiranës”, vlerëson analisti poltik Branko Gerovski, transmeton Gazeta Express.
“Presidenti sipas nenit 90 të Kushtetutës është dashur që të mandatoi për formimin e qeverisë së re politikanin që ka siguruar shumicë parlamentare, ndërsa atë nuk e bëri herën e parë dhe pa vendosur asnjë kusht, duke i besuar fjalës së mandatarit të aty çasti Nikolla Gruevski. Pasi që ai nuk pati sukses është i obliguar në bazë të praktikës së deri tanishme ta mandaton partinë e rradhës, gjegjësisht koalicionin që ka shumicë parlamentare. Siç mund të shihet e gjithë bota demokratike NATO dhe BE kërkojnë nga Ivanov që të përmbushë detyrën e tij”, theksoi Gerovski në një debat televiziv në Nova Tv.
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...