Ambasadori gjerman në vend, Thomas Gerberich për vendimin e Këshillit të BE-së për të mos filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut, tha se vendi është pjesë e Evropës dhe nuk meriton asgjë më pak se anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian.
“Gjermania do të vazhdojë të sigurojë mbështetjen që ne kemi bërë gjithmonë. Ju lutemi vazhdoni me këto reforma dhe bindni këdo që mund të ketë dyshime në rrugën tuaj drejt BE-së”, tha ambasadori gjerman sot gjatë shënimit të fillimit të ndërtimit të kompanisë gjermane “Gereshimmer” në zonën e zhvillimit industrial teknologjik Bunarxhik./Telegrafi/
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”