Google ADS

Georgievski: Marrëveshjen me Bullgarinë e vlerësoj si të suspenduar

17:25 | 11 Tetor 2019
Arbresh.info

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Ljubço Georgievski është deklaruar në lidhje me ngjarjet e fundit dhe kontestet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke thënë se për momentin duke parë sjelljen e Bullgarisë me “vijat e kuqe”, ai kupton se marrëveshja e nënshkruar në vitin 2017 është e suspenduar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ultimatumi i fundit nga shteti i Bullgarisë në lidhje me historinë e dy vendeve, unë e ndjej si një suspendim të Deklaratës për miqësi në vitin 1999 dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë në vitin 2017” ka shkruar Ljubço Georgievski, ish-kryeministër i Maqedonisë deri në vitin 2002.

Përndryshe, Maqedonia dhe Bullgaria tani janë në një proces shumë të rëndë ku duhet rishikuar të gjithë marrëdhëniet e deritanishme mes dy shteteve, duke përfshirë këtu edhe historinë dhe mënyrën se si ajo shënohet nëpër librat shkollor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme