Kryetari i OBRM-Partisë Popullore, Lubço Georgievski kërkon mbylljen e plotë dhjetë ditore të shtetit që të parandalohet përhapja e coronavirusit.
Sipas tij, në këtë mënyrë do të tejkalohet kriza dhe do të jetë fazë për lehtësimin e masave, përcjell telegrafi maqedoni.
“Kërkojmë mbylljen e plotë të gjithë Maqedonisë – dhjetë ditë. Kjo është e nevojshme që të bëhet kapërcim i krizës së virusit. Do të jetë hyrje tutje që të lirohemi nga masat. Kjo që tani bëhet duke u mbyllur në orën 16 është kundër produktive, krijohet rrëmujë e madhe para bankave, në markete në orët e mëngjesit, para orës policore dhe krijojmë përhapje të panevojshme të virusit, në vend që ta bllokojmë atë plotësisht”, tha Georgievski për TV24.
Ai shtoi se kjo punë nuk do të përfundojë për dy muaj, bëhet më e qartë dhe kjo është arsyeja pse duhet të shkohet me një masë të tillë.
“Jemi vend i vogël, mund të jetë kjo avantazh për ne, por duhen masa të tjera. Ai duhet të jetë qëllimi ynë – shtet i lirë nga coronavirusi”, thotë Georgievski.
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...