Si pjesë e përgjigjes strategjike të NATO-s ndaj pandemisë së coronavirusit, Turqia sot dërgoi një aeroplan ngarkesash me pajisje personale të mbrojtjes mjekësore në Britani, ndërsa Gjermania dërgoi mijëra aparate për mushkëri tek disa aleatë, tha sot Mircea Geoana, zv. sekretari i përgjithshmëm i NATO-s.
Në një video konferencë të organizuar nga Këshilli Atlantik në Uashington, Geoana tha që NATO-ja aktualisht po zbaton më shumë se 100 fluturime strategjike për të ndihmuar vendet aleate të kërcënuara nga pandemia, janë ndërtuar më shumë se 25 spitale polake, ndërsa më shumë se 4.000 personel mjekësor ushtarak janë vendosur për të mbështetur punonjës të shëndetit civil me “përpjekje heroike në rrethana të vështira” për të ndihmuar dhe shpëtuar viktimat nga Covid-19.
NATO gjithashtu ka vendosur 25.000 shtretër spitalore për të mjekuar pacientët, ndërsa “dhjetëra mijëra trupa të vendeve anëtare janë në vijën e parë të luftës”.
“Ndihma për Maqedoninë e Veriut është një shembull se si anëtarja e fundit e NATO-s ka përfituar nga solidariteti i Aleancës”, tha ai.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë