Ambasadori evropian në RMV, David Geer, gjatë paraqitjes së djeshme në Sitel tha se teksti për ndryshmin e Kushtetutës është vetëm një shtesë e marrëdhënieve të mira të brendshme ndëretnike e cila nuk bie ndesh me interesin themelor të shtetit.
Ai theksoi se BE nuk do të rinegociojë kornizë të re të negociatave me RMV-në.
“Do të ketë 2 punë që do të jenë thelbësore kur vendi të anëtarësohet në BE. Po e përsëris, së pari partitë politike duhet të bien dakord që reformat e BE-së janë prioriteti kryesor dhe se do t’i vendosin para të gjitha prioriteteve të tjera, se ky duhet të jetë një projekt kombëtar. Nuk është e nevojshme të bësh koalicion, është e shëndoshë të kesh një qeveri dhe një opozitë, por duhet të bien dakord që ky është fokusi kryesor. Kështu përparoi Kroacia në vitet e vështira të zbatimit të agjendës. Dhe gjëja e dytë lidhet sërish me atë që unë e quajta “projekt kombëtar”, që është ajo ambicie dhe vendosmëri për të ecur përpara me reformat duke rrjetëzuar të gjitha institucionet: Qeverinë, Parlamentin, drejtësinë, policinë…çfarëdo që keni. Nëse gjërat vendosen kështu, data është arritur, por duhet të zbatohen reformat të cilat vetë qytetarët i kërkojnë, tha Geer në një intervistë për Sitel TV.
Ai shtoi se fjalimi i Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel në Bled ishte inkurajues dhe jo një dush i ftohtë. Ai vlerësoi se ishte një fjalim që u pasqyrua edhe në deklaratat e dhënë nga Varhelyi që i bëri më vonë, për urgjencën dhe nevojën për të ecur përpara.
“Është e vërtetë që Presidenti përmendi vitin 2030 dhe vetë Presidenti Macron thekson gjithmonë rëndësinë e zgjerimit nga perspektiva e progresit, stabilitetit dhe sigurisë. Ajo që më habit gjithmonë është se ata që komentojnë, arrijnë t’i kthejnë shanset pozitive që paraqiten, në diçka krejtësisht të kundërt, e zeza bëhet e bardhë, e bardha bëhet e zezë. Ky është një shans, ky është një mesazh i qartë për vendet kandidate që ne i duam ata brenda, se e duam këtë vend, Maqedoninë e Veriut në BE, ja mundësia juaj, ky është plani”, tha Geer.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...