Google ADS

Geer: Duhet të arrihet një marrëveshje me Bullgarinë që të çelen bisedimet e RMV-së me BE-në

18:25 | 29 Janar 2021
Arbresh.info

Ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer ka dhënë një deklaratë rreth çështjes së bllokadës që Bullgaria i bën Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së.

Sipas tij, bisedimet e vendit me BE-në do të fillojnë kur do të ketë një marrëveshje.

Geer deklaroi sot se rruga ku gjendet Maqedonia e Veriut është dykahëshe, dhe marrëveshja me Bullgarinë duhet të arrihet.

Ai shtoi se kjo nuk duhet të jetë arsye për të mos vazhduar me zbatimin e reformave në vend, duke shtuar se sa më shumë që përparohet në këtë drejtim, aq më afër do të jetë vendi me BE-në, përcjell telegrafi maqedoni.

Geer shton se e kupton mosdurimin sepse njerëzit dëshirojnë një çelje sa më të shpejtë të bisedimeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme