Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, David Geer në konferencën e sotme për shtyp me rastin e shënimit të Ditës së Evropës ka komentuar ndarjen e mundshme të pakos Shkup-Tiranë sa i përket hapjes mbajtjes së konferencës ndërqeveritare me BE-në, tha se për këtë vendosin vendet anëtare dhe Këshilli Evropian, derisa inkurajoi Sofjen dhe Shkupin që të zgjidhje kontestin mes tyre.
“Bashkimi Evropian inkurajon të dy palët të arrijnë një zgjidhje të pranueshme nga të dy anët. Lidhur me çështjen e ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, kjo u ngrit gjatë vizitës së komisionerit Varheji. Ai përsëriti se Komisioni Evropian po punon për të caktuar konferencë ndërqeveritare me të dy vendet – me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Sidoqoftë, ai tha se ende nuk kemi arritur në këtë pikë. Sigurisht, ndarja është gjithashtu një çështje për Këshillin Evropian të BE-së. Dhe, sigurisht, janë 27 vendet anëtare që adresojnë këtë çështje”, tha Geer.
Ambasadori Geer tha se për momentin qëndrimi i KE-së mbetet i njëjtë.
“Pozicioni i Komisionit Evropian është shumë i qartë, që nga fillimi KE është shumë e interesuar të shohë mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me vendin tuaj, si dhe me Republikën e Shqipërisë, e cila, në fakt, do të thotë fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur. Nga ana tjetër, procesi i zgjerimit bazohet në merita dhe mendoj se të dy vendet kanë bërë shumë në kontekstin e këtij procesi. Sidoqoftë, tani është koha për të ecur përpara, për të bërë përparim”, tha ambasadori Geer.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation