Google ADS

Gazetari tregon ngjarjen që pësoi në Greqi: Më goditën me shkopinj druri

09:10 | 13 Nëntor 2018
Arbresh.info

Gazetari Artan Hoxha, të hënën, rrëfeu një histori të dhimbshme në lidhje me të kaluarën e tij si emigrant në Greqi.

Hoxha u shpreh në emisionin ‘Opinion’ se kur e kishte kapur policia greke nuk mund të flitej për të drejta të njeriut, por për një dhunë barbare, larg një vendi të civilizuar.

Gazetari tregoi se pasi na dërguan në një postë policie, ata nuk përdornin shkopinj gome, por druri. Ai tha se kishte parë njerëz që iu ishin thyer duart dhe shumë të tjerë që kishin fraktura në trup nga dhuna e policisë greke.

Hoxha: Mua më goditën nga fytyra dhe për faktin që mu përhap gjaku në fytyrë, dukesha shumë i dëmtuar dhe ajo më ndihmoi sepse i shpëtova drurit tjetër. Kemi qëndruar në bodrumet e stacionit policor, deri në momentin sa u bë numri i duhur për t’u nisur drejt Shqipërisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme