Gazeta zyrtare publikoi sonte vendimin se Talat Xhaferi është kryetari i ri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Kjo nënkupton se fillojnë të rrjedhin 10 ditë për dhënie të mandatit për formimin e qeverisë së re.
Ditë më parë Talat Xhaferi e njoftoi me shkrim presidentin e shtetit Gjorge Ivanov se është formuar shumicë parlamentare. Letra u konfirmua edhe nga kabineti i presidentit, nga ku theksojnë se Ivanov do të veprojë konform Kushtetutës dhe praktikës së vendosur.Derisa ekspertët thonë se së shpejti do të kemi qeveri të re.
Ata presin që Presidenti Ivanov mandatin për formim të qeverisë t’ia jep Zoran Zaevit. Në të kundërt shumica parlamentare do ta zgjedhë vetë Qeverinë.
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner