Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, vlerëson se letra publike e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Kate Marie Byrnes, e publikuar më 8 korrik, në të cilën ajo shpreh mbështetjen e saj dhe të SHBA-së për procesin integrues të Maqedonisë së Veriut dhe të propozimit të ri për tejkalimin e bllokadës në këtë rrugë, është inkurajimi më serioz dhe më domethënës që nga vjen nga aleati strategjik i Maqedonisë së Veriut.
“Duke e falënderuar Ambasadoren Byrnes dhe SHBA-në për gjithçka që kanë bërë për integrimin euro-atlantik të vendit tonë, edhe një herë ritheksojmë se për RMV-në gjithçka mund të ketë alternativë, pos integrimit europian”, shkruan Gashi në Facebook.
Ai konsideron se propozimi i ri është një mundësi e re, që nuk e rrezikon as gjuhën e as identitetin e kombit maqedonas.
“Ndërsa shtetit tonë të përbashkët i jep mundësi dhe perspektivë të re me përmasa historike për shtetndërtimin, por edhe për konsolidimin e tij në kuptimin demokratik dhe, veçmas, në planin zhvillimor”, shkruan tutje Gashi.
Janë shtuar thirrjet e ndërkombëtarëve drejtuar Maqedonisë së Veriut për të pranuar ‘propozimin francës’ për tejkalimin e bllokadës me Bullgarinë, përmes së cilit i hapet rruga drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...