Ganiu: Dezinfektojmë hyrjet e ndërtesave kolektive në lagjen Fushë Topanë

20:45 | 2 Prill 2020
L G

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu njoftoi se në lagjen Fushë Topanë po dezinfektohen hyrjet e ndërtesave kolektive.

“Dezinfektojmë hyrjet e ndërtesave kolektive në lagjen Fushë Topanë. Pas dezinfektimit të hyrjeve të ndërtesave kolektive të lagjes Çair i Vjetër, aksionin e punës ekipet e vijuan në hyrjet e ndërtesave të lagjes Fushë Topanë.

Procesit të dezinfektimit iu nënshtruan të gjitha ndërtesat në rrugët: Metodija Mitevski, Petar Içko, Nikolla Grçeto, August Cesarec, Nikolla Maleshevski, Bllagoja Paroviq dhe Ferid Murad.

“Me punë do të vazhdohet deri në dezinfektimin e të gjitha hyrjeve të ndërtesave kolektive në territorin e Komunës së Çairit.” shprehet Ganiu./Telegrafi/

Të ngjashme