Në shtetin e tij Estoni, Riho Terras ka qenë mes tjerash edhe gjeneral i ushtrisë, kurse tash e katër vjet, ai është deputet estonez në Parlamentin Evropian.
Është pikërisht Terras, që vjen nga radhët e grupit më të madh të parlamentar në PE, ai i Partisë Popullore Evropiane (PPE), ai që pritet të emërohet raportues në PE për Republikën e Kosovës, raporton Klan Kosova.
Marrja e këtij posti nga ish-ushtaraku i shndërruar në politikan, shënon një element të rëndësishëm për Kosovën.
Ish-kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, deri në fund të këtij viti do të emërohet për shefe të re të diplomacisë evropiane.
Kurse diplomati nga ky shtet i ish-bllokut sovjetik, që kufizohet edhe me Rusinë, Aivo Orav, nga 1 shtatori, është përfaqësues special i BE-së në Kosovë.
Gjithë këto emra estonezësh, për pozita të larta në BE dhe PE, kanë alarmuar presidentin e Serbisë. Ai shtoi se “morën porosinë serioze” nga Parlamenti Evropian.
Eurodeputeti nga Kroacia, Tonino Picula, është zgjedhur raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian. Në legjislaturën e kaluar pesëvjeçare të PE-së, raportuese për Kosovën ishte politikania gjermane, Viola Von Crammon.
Përmes raporteve që i bëjnë të zgjedhurit e PE-së, e vlerësojnë përparimin e shteteve që duan të anëtarësohen në BE, në procesin e reformave dhe përmbushjes së kritereve për integrim.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...